Maqedoni
Rasti “Monstra”, Mariçiq: Kërkesa për ekstradim, është aktive
17.09.2021 15:38
Një ditë pas deklarimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se institucionet e dy vendeve...

Një ditë pas deklarimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se institucionet e dy vendeve janë në komunikim të vazhdueshëm sa i përket ekstradimit të Afrim Ismailoviqit dhe Alil Demirit, të dy të akuzuar në rastin “Monstra”, ministri i drejtësisë Bojan Mariçiq konfirmoi se kërkesa për ekstradim mbetet ende aktive dhe pritet përgjigje e autoriteteve kosovare. Ai shpreson që ekstradimi të realizohet.
“Kemi kërkesë aktive për ekstradim. Informatat nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës janë që Gjykata Supreme e Kosovës duhet të vendosë se nëse do të bëhet ai ekstradim… Unë kam besim në gjyqësorin pasi që një pjesë e atyre rasteve janë përsëritur disa herë dhe shpresoj se do të arrijmë të realizojmë këtë ekstradim por kjo varet nga vullneti i autoriteteve të Kosovës. E vlerësoj qëndrimin e kryeministrit Kurti, por nuk mund ta komentoj më tej.”,- deklaroi ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq.
Të dënuarit e “Lagjes së Trimave”: Mariçiq: Me Kurtin nuk biseduam për ekstradimin
Mariçiq thekson ndërkohë se teme e bisedimeve me Kurtin nuk ka qenë transferi në Kosovë i të dënuarve në rastin Lagjja e trimave.
“Nuk kemi biseduar për atë dhe nuk mund të them tani asgjë,kur të këtë diçka konkrete. Ne kemi marrëveshje për një mundësi të tillë për transfer me Kosovën por tani për tani nuk ka asgjë në këtë drejtim.”,- u shpreh ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq.
Shëtitjet e Rashkovskit dhe Kiçeecit, Mariçiq: Sistemi funksionon, kanë dalë me leje
Ndërkohë sa i përket shtimit të rasteve kohët e fundit kur të dënuarit apo të dyshuarit e drejtësisë shëtisin lirshëm edhe përkundër vendimeve për arrest shtëpiak, Mariçiq vlerëson se sistemi ka dëshmuar se është funksional. Përgjegjësinë për daljen lirshëm të Zoran Milevskit dhe ish sekretarit gjeneral të qeverisë, Rashkovskit, e hedh tek drejtoria për zbatimin e sanksioneve. Mariçiq përkujton megjithatë se ata që vuajnë dënimin në burgjet e tipit të hapur, apo janë në arrest shtëpiak, mund të dalin me leje të posaçme.
FLORIJE BELULI KAMBERI
