Maqedoni
Nga tetori në lokale, vetëm me dy doza? Filipçe: Ende herët për vaksinim të detyruar
17.09.2021 15:55
Autoritetet shëndetësore thonë se interesi për vaksina ka rënë...

Autoritetet shëndetësore thonë se interesi për vaksina ka rënë. Të dhënat tregojnë se të pavaksinuarit po infektohen më shpesh dhe se mbi 90 për qind e të gjithë të vdekurve janë të pavaksinuar. Për momentin vendi nuk mendon ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin, por nga tetori, po mendohet të shtrëngohen masat e për të hyrë në objekte gastronomike dhe për të organizuar ngjarje do të jetë e nevojshme të tregohet certifikatë e plotë e vaksinimit me dy doza. Nga situata epidemiologjike do të varen edhe masat e reja për shkollat.
“Ende është herët që vaksinat anti Covid të jenë të detyrueshme. Mendoj se të gjitha vendet do të zbatojnë masa të tilla nga viti i ardhshëm dhe atëherë ne do të merrnim një vendim të tillë. Tani mendoj që të dëgjohen apelet që vetëm vaksina është mënyra e vetme për të shmangur format e rënda të sëmundjes duhet të dëgjohen. Njëra prej masave që me siguri do të rekomandohet, gjithashtu me siguri do të japim mjaftueshëm kohë është nevoja që të tregohet certifikatë për së paku dy doza të vaksinës për hyrje në objekte gastronomike dhe për organizim të ngjarjeve.”,- deklaroi ministri i shëndetësisë në dorëheqje, Venko Filipçe.
Ka mbërritur ndërkohë në vend donacioni bullgar prej 51,480 doza të vaksinës Pfizer. Ato kanë afat përdorimi deri më 30 shtator, që do të thotë se duhet të përdoren patjetër brenda 13 ditët e ardhshme. autoritetet thonë se me tempon aktuale ditore të vaksinimit dhe kërkesën specifike për këtë lloj vaksine, sigurisht që ato do të aplikohen para skadimit të afatit të përdorimit
GYLTENE SINANI
