KB: Numër rekord i viktimave në përpjekje të arrijnë deri në Evropë

10.12.2014 11:09

Mbi 3.400 persona humbën jetën këtë vit në Detin Mesdhe në përpjekje të arrijnë deri në Evropë, kumtoi sot Agjencia e KB-së për refugjatë UNHCR, duke apeluar deri te autoritetet të ndërmarrin masa për shpëtim...

Rreth 207.000 persona janë nisur në udhëtim të rrezikshëm përmes detit nga muaji janar i këtij viti, që është pothuajse tre herë më shumë  se sa gjatë kohës së luftës qytetare në Libi të vitit 2011 kur shifra arrinte 70.000, kumtoi UNHCR.

Prej gjithsej 207.000 personave të cilët janë munduar të arrijnë në Evropë, janë mbytur 3,419, përderisa numri i tërësishëm i viktimave në botë të anijeve me imigrantë ilegal këtë vit arriti 4.272 persona.

Pjesa më e madhe e refugjatëve janë nisur nga Libia për në Itali dhe Malta në kërkim për punë dhe azil. Mes tyre 60.051 janë sirianë dhe 34.561  janë eritrianë.

Të dhënat janë shpallur në fillim të mbledhjes dyditore në Gjenevë në organizim të komesarit të lartë të KB-së për refugjatë Antonio Guteresh. Takimi është përkushtuar në mënyrat të mbrohen personat të cilët ikin nga persekutimi, lufta, jostabiliteti dhe varfëria.

Guteresh para mbledhjes paralajmëroi se për një numër të madh të vendeve më e rëndësishme është t'i sigurojnë kufijtë e tyre, se sa të ndalojnë viktima të njerëzve.