Maqedoni
BDI dënon dhunën gjatë protestave, thirrje opozitës të mos luaj me ndjenjat e familjarëve
17.09.2021 18:21
Bashkimi Demokratik për Integrim ka dënuar ashpër dhunën gjatë protestave në Tetovë....

Bashkimi Demokratik për Integrim ka dënuar ashpër dhunën gjatë protestave në Tetovë.
“Brutaliteti politik partiak, dorë fshehur i opozitës shqiptare i cili nuk njeh kufi, e as dhimbje për familjarët e viktimave të cilët fatkeqësisht humbën jetën në një tragjedi të përmasave të cilat nuk i kemi përjetuar më parë, është dëshmi e tentativave të njëpasnjëshme për përfitimin e pikëve të ulëta politike në funksion të zgjedhjeve lokale". BDI u bën thirrje oponentëve politik që "të mos luajnë me ndjenjat e qytetarëve dhe me këtë mos të trazojnë plagët e familjarëve". Gjithashtu BDI dënon dhunën verbale gjinore dhe sloganet brutale të përdorura nga ana e organizatorëve si dhe keqpërdorimin e protestuesve të mitur në marshin protestues duke shkelur çdo të drejtë të tyre. Nga BDI potencojnë se "hetuesit vendore bashkë me ekspertët gjermanë, janë duke bërë punën e tyre me qëllim të zbardhjes sa më parë të shkaqeve që çuan deri tek tragjedia. BDI edhe njëherë ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kërkon nga partitë politike që të mos keqpërdorin dhimbjen e tyre."
