Maqedoni
BDI shpalosi sloganin “Zgjidh jetë, voto blertë”
17.09.2021 19:04
“Zgjidh Jetë, Voto Blertë”- është sllogani i Bashkimit Demokratik ka shpalosur për Zgjedhjete lokale të 17 tetor...

“Zgjidh Jetë, Voto Blertë”- është sllogani i Bashkimit Demokratik ka shpalosur për Zgjedhjete lokale të 17 tetor. Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim Bujar Osmani theksoi se Programi zgjedhor i BDI-së përbëhet prej pesë shtyllave që kanë për synim kryesor jetën më të mirë për qytetarët.
“Si BDI jemi përpjekur që të mbetemi parti e fjalës dhe veprës së realizuar, andaj kandidatët janë përbetuar që t’i përmbahen agjendës së blertë për të përmirësuar cilësinë e jetës. E blerta nënkupton qytete të pastra, pa mbeturina rrugëve dhe lagjeve do të thotë ujë i pastër në të gjitha komunat, ajër i pastër për ne dhe fëmijët tanë. Është jetë, nënkupton infrastrukturë moderne, energji të pastër dhe të lirë për të gjithë qytetarët duke krijuar vende të qëndrueshme të punës për t’i dhënë shtytje ekonomisë.”,- tha Bujar Osmani nga BDI.
