Maqedoni
Covid 19: 29 viktima mes tyre një 2 vjeçar, 561 raste të reja
17.09.2021 19:25
Situata pandemike në vend sa i përket infektimeve të reja, është qetësuar ndjeshëm...

Situata pandemike në vend sa i përket infektimeve të reja, është qetësuar ndjeshëm, por fatalitetet vazhdojnë të mbeten të larta.
Betejën me virusin covid-19 në 24 orët e fundit, e kanë humbur 29 persona. Viktima më e re është një fëmijë 2 vjec nga Shkupi. Kryeqendra vazhdon të kryesojë në shifrat mortore, me 13 të vdekur, viktimat e tjera në Shkup janë të moshës nga 40 deri në 88 vjec.
3 viktima janë regjistruan në Kumanovë, më i riu 39 vjec, nga dy viktima në Tetovë, Strumicë dhe Ohër , nga një viktimë në Gostivar, Kërcovë , Dibër , Kratovë, Radovish Kriva Pallankë dhe Resen.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 561 raste të reja nga 4384 testime të realizuara. ose më saktë, 12,8 % e testeve të bëra, kanë rezultuar pozitivë.
Instituti i Shëndetit Publik, njofton ndërkohë se këto 24 orë se janë shëruar 507 pacientë, në vend aktualisht ka 13.008 raste aktive.
