Kulturë
Nis “Vëllezërit Manaki”, 20 filma në garë në Festivalin e Filmit. Pendarovski: Festivali na vuri në hartën botërore të filmit
17.09.2021 19:46
Mbrëmë në Manastir filloi edicioni i 42-të i Festivalit Ndërkombëtar të Kamerave të Filmit “Vëllezërit Manaki”...

Mbrëmë në Manastir filloi edicioni i 42-të i Festivalit Ndërkombëtar të Kamerave të Filmit “Vëllezërit Manaki” me premierën e filmit “Motrat” nga Dina Duma, fituese e çmimit special në një nga Festivalet më prestigjioze të filmit në botë “Karlovi Vari”, i cili është një tregim i vërtetë për shkollimin e saj.
“Kur punon me aktorë jo profesional,fëmijë,është një sfidë tjetër, pasi që kur punon me aktorë profesional mund të mbështetesh në ta,ndërsa tjerët i udhëzon gjatë tërë kohës.”,- tha regjisorja, Dina Duma.
Presidenti, Stevo Pendarovski, nën patronazhit e të cilit organizohet ngjarja, theksoi rëndësinë e festivalit, i cili krahas ngritjes së vlerave kulturore në vend arriti ta promovojë vendin edhe në botë.
“Falë përkushtimit të kinematografëve festivali mund të lavdërohet edhe me origjinalitetin,historinë e pasur dhe dashurinë e pastër ndaj artit të shtatë, pasi që është i përkushtuar pikërisht në fotografitë e gjuhës vizuele të jetës. Duke ju falënderuar festivalit, Manastiri dhe RMV janë të pranishme në hartën botërore të filmit dhe janë destinacion i dëshiruar i kinematografëve dhe punëtorët tjerë të filmit nga të gjitha meridianet botërore.”,- tha presidenti, Stevo Pendarovski.
Festivali i filmit “Vëllezërit Manaki”, do të zhvillohet nga 16 deri më 21 shtator, në ambient të hapur në oborrin e Muzeut në Manastir me moton “Mbi të gjitha”.
Në garë janë dhjetë filma të metrazhit të gjatë dhe po aq të metrazhit të shkurtër. Krahas botës së filmit nga vendi dhe bota,do të marrin pjesë edhe muzicientë, ku do të ketë edhe ekspozitë, pantomima, një segment të “Pikturave të gjalla”si dhe prezantimi i dokumentarëve “Perlat e dokumentaristikës maqedonase – nga Oskar deri në Oskar”.
LEUNORA KALIQI
