Tetovë, një viktimë nga Covid-19 në 24 orët e fundit

18.09.2021 15:00

Autoritetet e spitalit të Tetovës.....

Autoritetet e spitalit të Tetovës njoftojnë se një pacient e ka humbur betejnë me kovid në 24 orët e fundit.

Ata thanë se po bie ndjeshëm numri i të infektuarëve në Tetovë por apeluan për kujdes maksimal dhe respektim të masave.

Sipas të dhënave të fundit në spitalin e tetovës po hospitalizohen gjithsejt 30 pacientë. Prej tyre të infektuar me Covid-19 janë katër persona që janë marrë një dozë të vaksinës dhe një që ka marrë dy doza.

Janë poashtu 30 pacientë me oksigjeno-terapi ndërsa 60 ambulantë ditore. Nuk ka asnjë pacient me respiratot ndërsa gjithsejt janë 90 pacientë.

Ndryshe të hënën pritet të fillojnë mësimin me prani fizike të gjitha shkollat e mesme. Ata për rreth tre javë shkaku i rasteve të shumta kanë mësuar online.