Partitë politike përplasen për tragjedinë në Tetovë dhe protestën
Kanë vazhduar përplasjet e subjekteve politike.....

Kanë vazhduar përplasjet e subjekteve politike rreth tragjedisë në spitalin modulan në Tetovë, dhe protestave të djeshme.
Sipas Agim Nuhiut nga Bashkimi Demokratik për Integrim në protestat e djeshme të një grupi të qytetarëve kanë informacione se gishtë në këto protesta ka opozita shqiptare, të cilët po keqpërdorin këtë rastë për poena politi.“Ne vlerësojmë se qytetarët shqiptarë në përgjithësi në Maqedoni kanë sensin e duhur, kanë edukatën politike për të kuptuar programet zgjedhore, dhe cdo tentative për të keqpërdorë tragjedin e Tetovës. Sigurishtë se ne kemi informacione që edhe në protestat e djeshme kanë qenë me instruksione të drejtpërdrejta nga zyrtarët të lartë opozitës shqiptare, prandaj ne bëjmë thirrje edhe njëherë që të mbajnë duart lartë kësaj tragjedie, sepse dhimbja është dyfish apo trefish më e madhe e pjestarëve të cilët kanë udhëhequr me institucionet e sistemit” – tha Agim Nuhiu nga BDI.
Por nga koalicionit ASH dhe AAA kritikuan qasjen e BDI-së dhe kërkuan të tregon se deri ku kanë arritë hetimet.
“Janë 14 bashkëqytetarë tanë të djegur në zjarr në spitalin modular në Tetovë dhe ende nuk ka asnjë të arrestuar e as të shkarkuar. Ndërkohë, kur qytetarët kërkojnë përgjegjësi dhe drejtësi për të gjitha këto tragjedi, policia dhe pushteti janë të shpejtë në arrestimin dhe përndjeken e tyre. Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër arrestimin dhe çdo lloj tjetër të presionit ndaj çdo qytetari dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të protestuesve. Protesta është e drejtë demokratike dhe sigurohet me kushtetutë” – tha Adnan Neziri nga ASH.
Për rastin tragjik në spitalin modular të Tetovës dhe hetimeve të kryera ka reaguar edhe VMRO-DPMNE-ja. Sipas tyre partit në pushtet ende nuk japin llogari rreth asaj se cilat ishin shkaqet e zjarit në spitalin modular, dhe pse askush nuk e sheh të rrugës të japë përgjegjësi.
“Zoran Zaev dhe Venko Filipçe janë më të thirrurit për rastin në Tetovë ku spitali modular u dogj. Deri më tani askush nuk e pa të rrugës ta mërrë përgjegjësinë për këtë rastë, por as të japë dorheqje. Kanë kaluar dhjetë ditë që nga djegia e spitalit modular në Tetovë, kishte 14 viktima, ndoshta më shumë, por ende nuk dihen detaje. Edhe qka duhet të ndodhë që Zoran Zaev dhe Venko Filiqce të japin dorëheqjë, dhe ta lirojnë hetimin rreth këtij spitali” – u shpreh Igor Nikollov nga VMRO-DPMNE.
Këtyre akuzave i janë përgjigjë edhe nga LSDM.
“Igor Nikolov duhet të ketë turp kur kërkon përgjegjësi, moral dhe etikë, duhet të ketë turp të shikojë shokët e tij mjekë në sy, stafin shëndetësor kur flet për ndërtimet, duhet të thotë se çfarë do të ishte bërë për sistemin shëndetësor për 600 milionë euro. Në vend të lajmeve të rreme dhe dezinformatave, Nikolov dhe VMRO-DPMNE duhet të largohen nga hetimi dhe të presim përgjigjen nga organet” – thuhet në reagimin e LSDM-së. (Fitim Kryeziu, TVM2)
