Regjistrimi i popullsisë në Strugë vazhdon, ka mungesë të aplikuesve për regjistrim
Regjistrimi i popullsisë në rajonin e Strugës....

Regjistrimi i popullsisë në rajonin e Strugës ka vazhduar, por ka mungesë të aplikuesve për regjistrim në teren.
Nga këshilli komunal dhe komisioni për regjistrim për TVM2 thonë se ka qenë pak e vështirë për ti arrit të gjitha vendbanimet, për shkak të mungesës së regjistruesve, megjithatë atyre ju jepen më shumë grupe me qëllim që të arrijnë të gjithë të regjistrohen.
“Komisioni për regjistrim në rajonin 23 Strugë dhe Vevçan ka shkuar shumë mirë me një tempo të rregullt, regjistruesit i kemi në teren nga ora 8 deri në orën 20. Me atë që kemi mungesë të regjistruesve në teren, nga 147, gjithsej 68 i kemi komplet në teren. Mundohemi që ti zëvendësojmë dhe ju japim sa më shumë grupe, të dytë të tretë, derisa të realizohet deri në fund.“ – tha Erkanda Bauta nga këshilli komunal i Komisionit për regjistrim.
Nga komisioni për regjistrim thonë se nuk kanë hasur probleme në teren, qytetarët bashkëpunojnë pa problem, por një javë më parë kanë pasur probleme me sistemin dhe kanë ndaluar regjistrimin për disa ditë.
“Probleme në teren nuk kemi patur, nuk ka ndalesa nga ana e regjistruesve të gjithë duan të regjistrohen, mirëpo me sistemin para një jave kishim 4 ditë stopim. Mirëpo tash zëvendësohet sepse regjistruesit i kemi 12 orë në teren që mbërrijmë deri nlë fundi të muajit.” – u shpreh Erkanda Bauta.
Deri më tani në rajonin 23 ku përfshihen komuna e Strugës dhe Vevçanit, janë regjistruar 14 mijë qytetarë. Nga komisioni thonë se për shkak të stopimit 4 ditor nga pengesa e sistemit, numri është më i ulët seç pritej, por ditëve në vazhdim do të arrijnë të gjithë të regjistrohen, deri në afatin e fundit, 30 shtator. (Ilmije Zhaku, TVM2)
