Strugë, fillloi kampionati evropian në shah

18.09.2021 14:18

Struga mbrëmë mikpriti elitën e shahut....

Struga  mbrëmë mikpriti elitën e shahut. Kupa e Kampionëve të Shahut filloi mbrëmë në qytetin e urave. Kjo është hera e tretë që kampionati evropanin i shahut mbahet në vendin tonë, ndërsa hera e parë në Strugë.

Të gjitha vendet evropiane përfaqësohen nga klubet e tyre më të fortë, të përforcuar nga lojtarë shahu nga e gjithë bota. Emrat kryesorë të shahut vendas dhe botërorë do të garojnë, ndërsa në këtë kampionat do të jetë edhe kampioni botërot në shah, Magnus Karlsen. 

“Struganët do ta kenë mundësinë të shohin fytyrat e ndryshme të lojës së shahut ndërsa do ta kenë mundësinë ta kenë edhe kampionin e botës në shah, Magnus Karlsen. Kemi nga gjithë Evropa, nga të gjithë shtetet, janë mbi 50 ekipe që marrin pjesë në kategorinë e meshkujve dhe femrave që do të nmërojnë një staf prej 600 pjesmarrës.”- tha nënkryetari i federatës së shahut në Maqedoni, Agim Shemshiu.

“Mjeshtra të tillë, njohës të shahut, meshkuj dhe femra, nuk ishin mbledhur më parë  për një garë kaq të madhe, kështu që natyrisht është kënaqësia jonë që kjo po ndodh sonte në Strugë." – u shpreh Drejtori i Agjencionit për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsoski.

Presidenti i Federatës Evropiane të Shahut është një adhurues i madh i Liqenit të Ohrit, veçanërisht sepse 26 vjet më parë në Strugë ai ka fituar vendin e parë në shah.

“26 vjet më parë kam luajtur në ndeshjen e shahut pikërisht këtu në Strugë dhe kam fituar vendin e parë. Jam vërtet i nderuar që kam mundësinë të jem përsëri në Strugë sot.” – deklaroi Presidenti i Federatës Evropiane të shahut, Zurab Azmaiparashvili.

Nga sot e deri më 24 shtator në Strugë, 46 klube nga e gjithë Evropa, përfshirë 85 mjeshtra të mëdhenj dhe më shumë se 180 lojtarë të titulluar, do të konkurrojnë në 64 tabela shahu. Kupa e Kampionëve të Shahut do të zgjasë shtatë ditë dhe do të ketë qindra ndeshje shahu në ditë. (Ilmije Zhaku, TVM2)