Inciativa "Libra dhe mësim duhet të ketë", libra nuk ka, prindërit i shtypin vetë

18.09.2021 17:45

Mësim ka por jo dhe libra.....

Mësim ka por jo dhe libra. Jo vetëm për nxënësit e shkollës fillore ,librat mungojnë edhe në shkollimin e mesëm theksojnë nga Iniciativa” Libra dhe mesim patjetër duhet të ketë”.

Akuzojnë se fëmijët mësojnë nga libra të grisura ndërsa për shkak të problemit me shkarkimin e librave digjital prindërit janë të detyruar ti shtypin dhe ti paguajnë vetë.

Kjo sipas Iniciativës është në kundërshtim me ligjin që garanton të drejtën e arsimimit pa pagesë.

“Banka botërore ka dhënë mjetë siç paralajëmroi edhe vet Ministrja, megjithatë nuk e di se ku kanë përfunduar ato mjete dhe nuk e di se si lejuam që ne te mos kemi libra për fëmijët tanë. Prindërit mundësuan që personalisht me para të tyre të shtypin libra ,megjithatë në klasën e katërt ajo u është e ndaluar ti përdorin në banka. D.m.th i është e ndaluar ti marin në shkollë pasi që në klasë të katërt duhet të zbatohet digjitalizim i pastërt” – tha Dragana Spasevska nga Inciativa "Libra dhe mësim duhet të ketë".

Javën e ardhëshme antarë të iniciativës do të paraaqesin parashtresa deri tek Avokati i popullit dhe Komisioni për antikoorrupsion. Nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre nga 1 tetori do ta bojkotojnë mësimin dhe do të organizojnë protesta.

Për vërejtjet për mungesën e librave apo paisjeve digjitale për disa nxënës, Ministrja Carovska ka thënë se për herë të parë këtë vit librat janë dorëzuar me kohë.

Për klasën e parë janë shtypur sipas konceptit të ri, ndërsa për klasën e katërt materialet digjitale janë përgaditur për ti shkarkuar.

Sipas Ministrisë së arsimit nxënësit të cilët nuk i kanë mundësit që në shtëpitë e tyre të kenë energji elektrike, janë shtypur 20 % nga numri i përgjithshëm i librave, ndërsa për nxënësit të cilët nuk kanë paisje digjitale janë siguruar 10 mijë tabletë. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)