Dervisheva, pacientët me simptome të “Covid 19” presin gjatë për tu testuar, infektojnë të tjerët
Pacientët të cilët janë me simptome nga Covid-19....

Pacientët të cilët janë me simptome nga Covid-19 dhe të cilët presim nga 7 deri më 11 ditë për tu testua në spitalet shtetërore, është periudhë shumë e gjatë e cila u lejonë pacientëve me simptome për ti infektuar të tjerët, ndërsa tek më shumë raste jo të gjithë pacientët kanë mundësi që testimin ta kryejnë në klinikat private për të paguar para të majme, thotë Liljana Çokallova-Dervisheva, Kryetare e Shoqatës së Mjekëve amë.
Sipas saj ka plotë 500 ditë që kujdesën për shëndetin e pacientëve të tyre në kushte më të ndryshme, dhe cdoher në përballje me sfidat të cilat po lajmërohen.
“Kemi kërkuar që të kemi Kovid Qendër ku të gjitha çështjet do të ishin lokalizuar në një vend, dhe atë e kemi kërkuar që në fillmet e para të pandemisë deri tek zyrtarët e shëndetësisë, por për këtë kemi dërguar edhe kërkesë. Prandaj nëse kjo pranohet do të ishte mirë sepse në një vend të caktuar të gjithë pacientëve me simptome do tju meret gjaku për analizë, do të kemi qasje tek didimeret, leukocidet, linfocidet dhe parametrat tjera që të dimë se në cilin drejtim do të duhet të shërojmë. Pacientët tani drejtohen në inçizim të rentgenit që të shihet si e ka gjendjën, dhe për atë ka termine të veçanta, dhe poshtë lartë po mendoj se po ja dalim. Dhe ajo qka dua ta them është se të gjithë pacientët të cilët janë shëruar nga shëndetësia primare 99,9 për qind pozitivisht e kanë kaluar” – tha Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve amë, Liljana Çokallova-Dervisheva.
Numri madh i të të vdekurve tek pacientet e hospitalizuar duhet ta ndezë alarmin, pohonë Çokallova-Dervisheva
“Problemi në vendin tonë është se duhet të shikohet se pse vdekshmëria në spitalet tona është kaq I lartë, dhe duhet të shikohet mos vallë është problemi atje me protokolet e shërimit, dhe mendoj se të njëjtat duhet të revidohen, dhe secili shtet duhet të ketë mënyrën e sajë të testimit dhe të shërimit me qëllim që të arrim deri tek qëllimi final” – u shpreh Dervisheva.
Çokallova-Dervisheva poashtu potencoi se ka pacient të cilët janë të imunizuar, të vaksinuar, apo edhe e kaluar Covid-19 por prapë janë pozitiv dhe kjo është një tregues e cila po shënohet në studimin e fundit tek Qendra Preventive dhe kontrolle të sëmundjeve në SHBA.
Të dhënat nga këto studime kanë treguar se dhjetë herë është mundësia më e madhe që të përfundojnë në spital personat e pa vaksinuar, apo 11 herë është mundësia më e madhe që të ketë pasoja me vdekje nga kjo sëmundje. (Fitim Kryeziu, TVM2)
