Konkurs punësimi për 30 fëmijë pa prindër
10.12.2014 13:33
U shpall sot konkursi për punësimin e 30 personave pa prindër.....

Konkursi vlen për ata persona , që deri në moshën 18 vjeç kanë pasur statusin e fëmijëve pa prindër dhe pa kujdes prindëror.
“Sot shpallëm konkursin për punësimin e 30 personave në kuadër të programit D10. Prandaj, u bëj thirrje të gjithë personave të interesuar që deri në moshën 18 vjeç kanë pasur status të fëmijëve pa prindër dhe pa kujdes prindëror, dhe që plotësojnë kushtet dhe kriteret e konkursit të aplikojnë në 20 ditët e ardhshme, duke nisur nga sot”, tha ministri I punës dhe politikës sociale, Dime Spasov.
Sipas konkursit, për vendet e lira kërkohen 15 kandidatë me arsim të lartë dhe po kaq me arsim të mesëm.
