LK: Bazeli eliminon Liverpulin, kualifikohen edhe Arsenali, Monako e Leverkuzeni

10.12.2014 13:39

Baseli ka arritur që me një barazim 1:1 ndaj Liverpul-it dhe siguron kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, ndërsa Liverpuli është eliminuar nga kjo garë....

Frei në minutën e 25-të shënoi për Basel-in, ndërsa për Liverpulin barazoi Steven Gerrard në minutën e 81-të.Pas këtij barazimi, Liverpuli do të marrë pjesë në Europa Ligë, pasi mbeti në pozitën e tretë në Grupin B.

Në këtë grup fitore shënoi Real Madrid që e mposhti 4:0 skuadrën Ludogoretz Razgrad.Juventusi dhe Atletiko Madridi kanë luajtur baraz pa gola, por ishin spanjollët ata që e mbyllën grupin në pozitën e parë.

Ky barazim e dërgoj tutje Atletikoi Madrid-in si skuadër e vendit të parë, ndërsa Juventusi kualifikohet nga pozita e dytë.Në takimin tjetër të këtij grupi, Olympiakosi I Pajtim Kasamit  shënoi fitore 4:2 ndaj Malmo-s, ndërsa tani do të marrë pjesë në Evropa Ligë.

Arsenal shënoi fitore 4:1 si mysafir i Galatasaray-t, por kjo paraqitje fantastike nuk i solli ata në pozitën e parë në Grupin D, pasi Borussia Dortmundi barazoi 1:1 ndaj Anderleht-it.Djelmoshat e Wenger-it, bënë paraqitjen më të mirë këtë edicion, ku vetëm pas 29 minutave, patën avantazhin prej 0:3.

Golat u shënuan nga Aaron Ramsey (11’,29’) dhe Lukas Podolski (3’,90’). Ndërsa golin e nderit për turqit e realizoi Wesley Sneijder.

Borussia Dortmundi e mbylli grupin në pozitën e parë me 13 pikë, po aq sa ka edhe Arsenal në pozitën e dytë, por me golaverazh më të dobët. Monaco i ka shënuar dy gola Zenit St Petersburgut për të siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve nga pozita e parë në Grupin C.

Aymen Abdennour (63’) dhe Fabinho (89’) shënuan për klubin francez.Benfica dhe Bayer Leverkuseni janë ndarë pa gola në ndeshjen tjetër të këtij grupi dhe ky rezultat i shkoi për shtat skuadrës gjermane.

Monako (me 11 pikë) dhe Bayer Leverkuseni (me 10 pikë) kualifikohen nga pozita një dhe dy, kurse Zenit St. Petersburgu do të bëjë gara në Europa League.