VMRO-DPMNE, Filipçe dhe Zaev të japin dorëheqje

19.09.2021 16:41

VMRO – DPMNE kërkon dorëheqjen e menjëhershme....

VMRO – DPMNE kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit në dorëheqje Venko Filipçe, në mënyrë që hetimi rreth zjarrit në spitalin modular të Tetovës të vazhdojë pa probleme, dhe që ata të mos ndikojnë.

“Venko Filipçe dhe Zoran Zaev, në vend që të japin dorëheqjen, ata defokusojnë dhe arrestojnë njerëzit që protestuan në mënyrë paqësore. Venko Filipçe dhe Zoran Zaev duhet të japin dorëheqjen menjëherë, në mënyrë që hetimi të vazhdojë pa probleme, në mënyrë që ata të mos ndikojnë. Në vend të kësaj, ata nuk duhet të arrestojnë qytetarët që protestojnë në mënyrë paqësore, dhe kështu të defokusohen nga dorëheqjet e tyre. Ne edhe një here mbështesim qytetarët që protestojnë, sepse ata me të drejtë protestojnë kundër pakënaqësisë me hetimin aktual që po ndodh” – tha Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.