Kumanovë, regjistrimi sipas dinamikës së paraparë
Në rajonin e 49 regjistrues ku përfshihen Komuna e Kumanovës.....

Në rajonin e 49 regjistrues ku përfshihen Komuna e Kumanovës dhe Nagoriçit të vjetër, regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave po rrjedh pa problem dhe sipas dinamikës së paraparë.
Përpos problemeve të vogla teknike në terren, nuk është evidentuar ndonjë problem tjetër.
“Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në territorin e Komunës së Kumanovës dhe Nagoriçit të vjetër po rrjedh pa pengesa dhe sipas dinamikës së paraparë . Nuk kemi të paraqitur kurfar problemi nga ana e regjistruesve në teren, përpos problemeve teknike, të cilat tejkalohen çdo ditë “, - deklaroi Kryetari i Komisionit për Regjistrim – Kumanovë, Aleksandar Gelevski.
Numër i vogël qytetarësh në raste të izoluara refuzojnë të regjistrohen
Edhe përkundër bashkëpunimit të mirë të qytetarëve me regjistruesit, megjithatë ka raste të izoluara kur individ të caktuar për shkaqe të panjohura refuzojnë të regjistrohen, të cilët konform ligjit evidentohen për procedurë të mëtejme ligjore.
“Shumë është i vogël numri i atyre qytetarëve që refuzojnë të regjistrohen dhe ato janë raste të izoluara . Poqëse regjistruesi ndokend nuk e gjen në objektin e tij , e ka për obligim që të shkojë edhe disa herë e më pas të lejë ndonjë njoftim për regjistrim. Nëqoftëse në formë gojore ndokush refuzon të regjistrohet, e që në territorin tonë numri i të atillëve është shumë i vogël dhe të njejtit evidentohen. Në përgjithësi regjistruesit hasin në bashkëpunim të mirë tek qytetarët dhe regjistrohen pa probleme. Vlen të theksojmë faktin se kemi rasten kur ndonjë familje kërkon që regjistruesi për shkaqe sigurie të jetë i vaksinuar, përçka ne menjëherë intervenojmë dhe dërgojmë ekip tjetër që janë të vaksinuar, të ciolët edhe kryejnë regjistrimin e atyre familjeve“, tha Gelevski.
Jozyrtarisht Rajoni i Kumanovës radhitet ndër rajonet me numër më të madh të të regjistruarve, andaj shpresohet se me dinamikën e këtillë regjistrimi të kryhet me sukses deri në fund të afatit përfundimtar të këtij operacioni statistikor në vendin tonë. (Fatlum Aqifi, TVM2)
