Covid 19, “Delta” me pasqyrë të rëndë klinike tek fëmijët
Lloji “Delta” i virusit Korona....

Lloji “Delta” i virusit Korona jep pasqyrë serioze klinike tek fëmijët për dalllim nga llojet e tjera të Covid 19. Temperaurë e lartë, kollitje, frymëmarrje e vështirë, është karakterisitike për fëmijët prj moshës 9 deri më 15 vjet shpjegon drejtori i klinikës në Kozle, Besnik Zeqiri.
“Më herët kishim më shumë prej moshës 0-2 vjet, pra ishte 50-50 %, ndërsa tani 85% e fëmijëve të sëmurë janë mbi 9 vjet deri më 15 vjet. Numri i pacientëve është i njejtë, nuk ka rritje të numrit për hospitalizim. Momentalisht nuk ka nevojë për masa të reja. Nëse respektohen këto masa, besojmë se mund të mbahet stabil numri i fëmijëve të infektuar” – deklaroi Drejtori i Spitalit për Fëmijë në Koze, Besnik Zeqiri.
Fëmijët mbi moshën 12 vjeç vaksinohen me caktimin e terminit dhe vetëm me vaksinën Pfizer. Sipas të dhënave nga"Termini im"nga muaji korrik deri më tani me një dozë janë vaksinuar mbi 16 mijë fëmijë, ndërsa me dy doza rreth 12 mijë.
Deri më tani në nivel shtetëror 937 fëmijë janë infektuar me Covid 19.
Maqedonia është në vendin e 4 sa i përket vdekshmërisë me Covid 19 në million banorë. Viktima më e re nga Covid 19 gjatë ditës së djeshme ka qenë një 18 vjeçare, nënë e një foshnje gjashtë muajshe.
Ajo ka vdekur në spitalin Infektiv në Shkup, ku është sjellur në gjendje të vështirë shëndetësore dhe me rrahje të shpejta të zemrës.
Përveç 18 vjeçares, viktmima të Covid 19 kanë qenë edhe dy pacient të ri të moshës 23 dhe 31 vjeç.
23 vjeçari sipas të dhënave të Ministirsë së shëndetësisë ka qenë me paralizë celebrale, ndërkaq pacienti i moshës 31 vjeç ka qenë me doun sindrom.
Edhe pse gjatë ditës së djeshme u paraqit numri më i madh i viktmive, gjegjësisht 41 viktima, nga Minitria e shëndetësisë sqarojnë se numri real i viktimave gjatë ditës së djeshme ka qenë 24, ndërsa 17 pacientët e tjerë kanë vdekur më herët në kushte shtëpiake apo në spitalet private.
Numri i ulët i imunizimit dhe sjellja e vonshme e të sëmurëve për ndihmë mjeksore janë ndër arsyet për këto të dhëna dëshpëruese të numrit të viktimave.
Aktualisht mbi 900 persona janë të shtruar në Covid spitalet në vend. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
