Protesta në Tetovë, reagojnë VMRO dhe ASH
Pas arrestimit nga ana e policisë së Tetovës....

Pas arrestimit nga ana e policisë së Tetovës të protestuesve në protestën në Tetovë, edhe sot kanë vazhduar reagimet e subjekteve politike sidomos ato opozitare të cilat kërkuan lirimin e tyre.
Sipas VMRO-DPMNE-së protestuesit kanë protestuar në mënyrë të qetë, dhe policia nuk ka pasur bazë për arrestimin e tyre.
Sipas Dimçe Arsovskit nga VMRO-DPMNE-ja, këto arrestime janë të orkestruara nga ana e dyshes Zaev-Filipçe, të cilët dëshirojnë që ta arsyetojnë dështimin e tyre dhe ta largojnë vëmendjen nga dorëheqjet të cilat duhet ti japin.
“Venko Filipçe dhe Zoran Zaev duhet të japin dorëheqjen menjëherë, në mënyrë që hetimi të vazhdojë pa probleme, në mënyrë që ata të mos ndikojnë. Në vend të kësaj, ata nuk duhet të arrestojnë qytetarët që protestojnë në mënyrë paqësore, dhe kështu të defokusohen nga dorëheqjet e tyre. Ne edhe një here mbështesim qytetarët që protestojnë, sepse ata me të drejtë protestojnë kundër pakënaqësisë me hetimin aktual që po ndodh” – u shpreh Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
Me reagim kanë dalë edhe nga opozita shqiptare të cilët akuzojnë pushtetin se po mbanë në paraburgim protestues të pafajshëm, ndërsa nga ana tjetër I lenë të lirë kriminelët e vërtetë si Boban Iliqin, Zoran Mileskin-Kiçeec, Rashkovskin e Boki 13
“Mbajtja në paraburgim e pesë protestuesve të revoltuar nga tragjedia në Tetovë flet shumë për sistemin tonë të drejtësisë të korruptuar deri në fyt! Derisa ky sistem nuk është në gjendje të mbajë prapa grilave kriminelët e vërtetë nuk mund të presim duarkryq që po ky sistem të sjell drejtësi për rastin në Tetovë!. Ky sistem lë të lirë Boban Iliqin, Zoran Mileskin-Kiçeec, Rashkovskin e Boki 13.Nuk mund të presim që ky sistem të sjellë drejtësi deri sa nuk përndiqet penalisht asnjë nga personat që lejuan të ndodhte tragjedia në Tetovë! Neglizhenca po që është element për përndjekje penale, e sidomos në raste me pasoja fatale. Nisur vetëm nga ky fakt protestat në Tetovë kanë bazë të fortë për të kërkuar përgjegjësi dhe drejtësi nga shteti!.” - thuhet mes tjerash në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.
Nga ana tjetër Bashkimi Demokratik për Integrim kanë akuzuar ASH se po vihet në mbrojtje të dhunuesve dhe kriminelëve dhunues të policisë dhe institicuoneve. (Fitim Kryeziu, TVM2)
