Covid 19, 23 viktima dhe 365 raste të reja

19.09.2021 20:05

Ministria e Shëndetësisë informon....

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit betejën me kovid e humbën 23 persona prej të cilëve 20 në kushte spitalore, dhe 3 persona në shtëpi.

Personat që humbën  betejën me Covid19, janë 8 nga Shkupi, 3 nga Velesi, nga 2 persona në Kumanovë dhe Kavadar, nga 1 person në Tetovë, Prilep, Manastir, Strumicë, Shtip, Strugë, Shën Nikollë dhe Radovish.

Në 24 orët e fundit janë kryer 4,015 teste dhe janë regjistruar 365 të infektuar prej të cilëve më së shumti në Shkup  edhe atë 183.

Gjithashtu janë shëruar edhe 551 pacientë.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid 19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 186,914, numri i pacientëve të shëruar është 167,402, numri i vdekjeve është 6,460, dhe numri i rasteve aktive është 13,052.