Shkup, sanksionohen 178 shoferë, 94 për tejkalim të shpejtësisë
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 178 gjoba, prej të cilave nëntëdhjetë e katër për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëzet e një sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, pesë për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), dymbëdhjetë për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, shtatë gjoba për automjete në gjendje jo të rregulltë teknike dhe të paragjistruara.
Poashtu janë shqiptuar edhe gjashtë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, dy gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), katër gjoba për shoferë fillestar dhe shtatëmbëdhjet sanksione për automjete të parkuara në mënyrë të parregulltë.
Nga MPB thonë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. “Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
