Maqedoni

Regjistrimi i popullsisë, deri dje janë regjistruar 1.037.309 qytetar

20.09.2021 11:07

Enti Shtetëror i Statistikave njofton se regjistrimi i popullsisë vazhdon me intensitetin dhe ritmin e dëshiruar...

Enti Shtetëror i Statistikave njofton se regjistrimi i popullsisë vazhdon me intensitetin dhe ritmin e dëshiruar.
 
“Deri të dielën, në orën 20:00, janë regjistruar 1.037.309 persona, prej tyre 323.286 familje dhe 438.705 apartamente”, njoftojnë nga ESHS.
 
Nga atje njoftojnë qytetarët se për çdo dilemë dhe paqartësi që kanë në lidhje me procesin e regjistrimit, ata mund të kontaktojnë Zyrën e Regjistrimit dhe numrat e telefonit të publikuar në faqen e internetit popis2021.stat.gov.mk. Nga ESHS thonë se suksesi i këtij operacioni statistikor varet nga të gjithë ne dhe është për të gjithë ne.