Maqedoni

“E diela ditë jo pune”, debat në komisioni amë në Kuvend

20.09.2021 11:22

Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për marrëdhëniet e punës në lexim të dytë...

Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për marrëdhëniet e punës në lexim të dytë,  është në rend dite të mbledhjes së sotme të Komisionit kuvendor të Punës dhe Politikës Sociale.

 
Me ndryshimet e propozuara të Ligjit , parashihet që e diela të jetë ditë për pushim. Me këtë ndryshim, sipas ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, bëhet balanci i jetës private dhe profesionale të punëtorëve. Për rreth 92 % të punëtorëve në shtet , e diela do të jetë ditë e pushimit javor. Punëtorët e veprimtarive të cilat është e nevojshme që të funksionojnë, do të kenë mëditje për 50 për qind më të lartë. 
 
Qendrat tregtare të dielën do të punojnë vetëm në një ndërrim, prej orës 10 deri në orën 18, ndërsa të punësuarit do të kenë 100 për qind mëditje më të lartë për punë të dielën. Subjektet tregtare në qendrat tregtare do të kenë obligim që të paguajnë vlerën prej 2 për qind për fitimin e realizuar të dielën në Buxhet, ndërsa këto mjete do të shfrytëzohen për themelimin e kopshteve të reja të fëmijëve. 
 
Për zbatimin e këtij ligji nevojiten mjete plotësuese financiare nga Buxheti i shtetit.