Maqedoni

Stërvitja e parë civile NATO-QMK

20.09.2021 11:40

Nga sot deri të Premten, në organizim të Qendrës Euroatlantike të NATO-s...

Nga sot deri të Premten, në organizim të Qendrës Euroatlantike të NATO-s për koordinim të përgjigjeve gjatë katastrofave (EADRCC) dhe Qendrës për Menaxhim me kriza, në rajonin e Ohrit dhe Strugës, do të mbahet stërvitja e parë civile e NATO-s në vendin tonë, “Maqedonia e Veriut 2021”.

Qendra për Menaxhim me Kriza në cilësinë e nikoqirit, është organizatore e aktiviteteve të stërvitjes, në koordinim me ekipin e NATO-s.