Ministri palestinez vdiq pas përleshjes me ushtarët izraelit

10.12.2014 14:04

Ministri palestinez ndërroi jetë sot pasi e kanë goditur dhe shtyrë ushtarë izraelit, gjatë protestave në Bregun Perëndimor të okupuar, deklaruan mjekë dhe fotografisti i Rojters, i cili e ka parë incidentin, transmetoi Tanjug..

Ziad Abu Ein, ministër pa resor, është dërguar me ndihmën e shpejtë nga vendi i përleshjeve në fshatin Turmusira, por ka vdekur në rrugën deri në qytetin e afërt palestinez Ramalla.