Ekonomi
Derivatet e naftës, KRRE: Eurodisel ulet për 1,5 denarë
20.09.2021 13:57
Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit solli vendim me të cilin nuk ndryshojnë çmimet....

Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit solli vendim me të cilin nuk ndryshojnë çmimet me pakicë të benzinës Eurosuper BS-95, Eurosuper BS-98, derisa çmimet me pakicë të Eurodisel (D-E V) zvogëlohen për 1,5 denarë për litër në krahasim me çmimin për pakicë të konfirmuar të derivateve dhe karburantit të naftës për transport prej 13 shtatorit 2021.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 0,786 denarë/kg dhe tani do të jetë 39,181 den/kg.
Me vendimin e sotshëm, KRRE-ja kryen rritjen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,25 %, në raport me vendimin e datës 13.9.2021.
Nga data 21.9.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS 95 – 73,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS 98 – 75,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 62,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 64,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 39,181 (denarë/kilogram).
Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore, mesatarisht shënojnë ulje edhe atë:
te benzina për 1,160 %, te nafta rritje për 3,228 %, te vaji ekstra i lehtë për 3,131 % dhe të mazuti ka rritje për 1,992%.
Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i lartë për 0,586%.
