Zgjedhjet lokale 2021, 12 kandidatura për Shkupin, dy femra mes tyre
20.09.2021 19:10
Komisionet Komunale Zgjedhore...

Komisionet Komunale Zgjedhore konfirmuan gjitha listat e kandidatëve për kryetar komuna si dhe këshilltarët komunal për zgjedhjet e 17 tetorit.
Nga 298 kandidatët për kryetarë komune, vetëm 26 janë femra. Në qytetin e Shkupit beteja do të zhvillohet midis 12 kandidatëve, dy prej tyre janë femra kandidate të pavarura.
Komisionet Komunale Zgjedhore, listat e kandidatëve do t’ia dorëzojnë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili më së voni deri më 23 shtator nëpërmjet shortit do të duhet të caktojë renditjen e kandidatëve në listat zgjedhore dhe më pas të njëjtat do të bëhen publike në ueb faqen e Komisionit.
