Prokuroria Themelore–Prilep, hetime për panelin e dëmtuar në spitalin modular

20.09.2021 21:31

Prokuroria Themelore në Prilep....

Prokuroria Themelore në Prilep ka nisur veprimet para-hetimore pas dëmtimit fizik të panelit elektrik të dëmtuar fizikisht para spitalit modular të këtij qyteti. Nga kjo Prokurori thonë se po reagojnë pas raportimit të ngjarjes nga mediat.

Prokurorët po hetojnë nëse ka elemente të krimit që ndiqet sipas detyrës zyrtare, e policia duhet të nisë punën për zbardhjen e rastit.

Nga SPM - Manastir thonë se po hetojnë rastin pa dhënë detaje. Ende nuk dihet se kur, kush dhe përse e dëmtoi fizikisht panelin elektrik që furnizon me energji elektrike spitalin modular në Prilep.

Sigurimi i spitalit të shtunën pasdite, pas erës së fortë, vuri re se dera e panelit  ishte e hapur. Policia mori edhe pamjet e kamerave të sigurisë. Spitali atje aktualisht funksionon pa asnjë problem.

Në të përkujdesen 14 pacientë me Covid-19. 12 janë në mbështetje të oksigjenit dhe dy janë në gjendje kritike.

Spitali modular gjithashtu i kaloi inspektimet e jashtëzakonshme dhe në të nuk u konstatua asnjë problem me pajisjet kundër zjarrit apo instalimin elektrik.