Maqedoni

ESHS: 1.132.484 persona, 353.256 amvisëri dhe 480.364 banesa të regjistruara

21.09.2021 11:05

1.132.484 persona, 353.256 amvisëri dhe 480.364 apartamente u regjistruan...

Vazhdon të jetë i lartë interesimi i qytetarëve për t’u regjistruar. Sipas të dhënave të fundit  nga Enti Shtetëror i Statistikave, deri më tani janë regjistruar 1.132.484 qytetarë, 353.256 shtëpi dhe 480.364 banesa. Në procesin e vetëregjistrimit të diasporë, aktualisht janë vetëregjistruar 193.742 persona. 

Në regjistrimin e diasporës kryeson Zvicra me 63.067 të regjistruar, e ndjekur Gjermania me 44.089, Italia me 27.164, Austria me 11.186, SHBA-të me 8.345, Belgjika me 4.692, Danimarka me 4.128,  Sllovenia me 3.618,  Suedia me 3.505, Australia me 2.720, Mbretëria e Bashkuar me 2.541, Turqia me 2.228, Norvegjia me 1.970, Franca me 1.795, Kanadaja me 1.726, Kroacia me 1.522, Kosova me 1.176, Holanda me 1.048. Shetet e tjera kanë më pak se 1000 të regjistruar ndërsa 20 shtete kanë vetëm nga një person që është vetëregjistruar.
 
Mërgimtarët mund të regjistrohen edhe në vend,  nga ndonjë anëtar i familjes që i ka të dhënat e duhura rreth tyre. Nga ESHS disa herë kanë njoftuar se regjistrimi i diapsorës, edhe në raste kur i njejti person vetëregjistrohet apo regjistrohet nga të afërmit, nuk do të thotë dyfishim i të dhënave, pasi sistemi me automatizëm mban vetëm njërën nga të dhënat e regjistruara për atë person. Një ditë më parë Zv drejtori I ESHS-së Ilmi Selami, tha se për shkak të hakerimit të sistemit për regjistrimin e diasporës, është mirë që mërgimtarët t’u dërgojnë të dhënat familjarëve për t’i regjistruar edhe këtu nga të afërmit e tyre. Edhe vetëregjistrimi i diasporës zgjat deri në ditën e përfundimit të regjistrimit të banorëve rezidentë dhe banesave në RMV pra deri në fund të shtatorit