Botë

Reciprociteti: Situatë e qetë në veriun e Kosovës

21.09.2021 11:16

Situata e përgjithshme gjatë natës në kufirin Jarinjë dhe Bërnjak ka kaluar qetë dhe pa ndonjë incident...

Situata e përgjithshme gjatë natës në kufirin Jarinjë dhe Bërnjak ka kaluar qetë dhe pa ndonjë incident.
 
Një numër i vogël i protestuesve serbë ka qëndruar gjatë natës ne këto zona, ndërsa kamionët dhe automjetet e ndryshme të tyre po vazhdojnë të mbajnë të bllokuara rrugët për në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak në kufirin Kosovë-Serbi. Ata po kundërshtojnë kështu vendosjen e reciprocitetit nga Kosova për targat e veturave të Serbisë.
 
Qytetarët të cilët vijnë nga Serbia me autobusë në territorin e Kosovës përmes pikave kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, mund të hynë vetëm në këmbë dhe kështu të vazhdojnë rrugën rreth një kilometër për shkak të barrikadave, më pastaj i presin autobusët tjerë të cilët i transportojnë nëpër destinacionet e tyre në veri. Pjesëtarë të policisë së Kosovës janë duke qëndruar pothuajse gjithandej zonës së kufirit në Jarinjë dhe Bërnjakut dhe po mbajnë situatën nën kontroll. Kosova nisi respektimin e reciprocitetit me Serbinë. 
 
Prej të henes cdo veturë serbe që kalon kufirin e Kosovës, po pajiset me targa të përkohëshme. Nuk është dëshirë e jona, por imponim nga ana tjetër”, deklaroi kryeministri Albin Kurti gjatë arsyetimit të vendimit. SErbët e shohin ndryshe këtë masë. Ata  dje protestuan në kufi e kryeministri Vuciq për sot ka thirrur Këshillin e Sigurisë. Bashkimi Europian bën thirrje për ulje të tensioneve. Përkujtojnë se lëvizja e lirë, është një kusht themelor i BE-së.