Maqedoni
Konkurs punësimi për 30 fëmijë paprindër
10.12.2014 16:07
U shpall sot konkursi për punësimin e 30 personave paprindër. Konkursi vlen për ata persona...

U shpall sot konkursi për punësimin e 30 personave paprindër. Konkursi vlen për ata persona, që deri në moshën 18 vjeç kanë pasur statusin e fëmijëve paprindër dhe pakujdes prindëror.
“Sot shpallëm konkursin për punësimin e 30 personave në kuadër të programit D10. Prandaj, u bëj thirrje të gjithë personave të interesuar që deri në moshën 18 vjeç kanë pasur status të fëmijëve paprindër dhe pakujdes prindëror dhe që plotësojnë kushtet dhe kriteret e konkursit, të aplikojnë në 20 ditët e ardhshme, duke nisur nga sot”, tha ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.
Sipas konkursit, për vendet e lira kërkohen 15 kandidatë me arsim të lartë dhe po kaq me arsim të mesëm.
