Maqedoni

Akuzat e VMRO-DPMNE-së, “Brima”: Anketa nuk është paguar nga qeveria

21.09.2021 12:19

Agjencia e hulumtimin e mendimit të opinionit publik “BRIMA”, ka reaguar pas akuzave të VMRO-DPMNE-së...

Agjencia e hulumtimin e mendimit të opinionit publik “BRIMA”, ka reaguar pas akuzave të VMRO-DPMNE-së, se sondazhi i saj i  fundit rreth rejtingut të partive politike, është i paguar nga Qeveria.

Në reagimin e tyre, nga “BRIMA” potencojnë se; "E drejta ekskluzive për të përdorur rezultatet e sondazhit të kësaj agjencie, të kryer nga 27 gusht deri më 9 shtator 2021, është blerë nga “Sloboden Pecat”. I njëjti nuk u pagua nga Qeveria me para nga tenderi prej 120,000 euro, në të cilin “BRIMA” nuk ka konkurruar fare", thuhet në reagim.

Një ditë më parë opozita reagoi se sondazhi i “BRIMA”-s, ishte sondazh i porositur nga Qeveria e ky sipas tyre ishte shkaku që LSDM kishte avantazh në rejting.