Maqedoni

Koçan, fermerët në protestë, bllokojnë rrugën

21.09.2021 12:41

Fermerët nga rajoni i Koçanit kanë dalë në protestë kundër çmimeve të larta të lëndëve të para dhe çmimit të ulët blerës të orizit....

Fermerët nga rajoni i Koçanit kanë dalë në protestë kundër çmimeve të larta të lëndëve të para dhe çmimit të ulët blerës të orizit. Ata kanë bllokuar rrugën Koçani-Shtip në Obleshevë. Prodhuesit e orizit theksojnë se para fillimit të korrjes, një e katërta e rakoltës së vitit të kaluar u ka mbetur e prashitur në hambare. Kjo është arsyeja se përse ata nuk duan të nisin sezonin e ri të korrjes, derisa të plotësohen kërkesat e tyre: përcaktimi i çmimit të prodhimit të orizit dhe ndalimi i importit të orizit nën standard, për të mbrojtur prodhimin vendas. 
 
“Orizi duhet të jetë 25 deri 30 denarë. Disa herë këto kërkesa i janë dorëzuar Ministrisë, ministrit dhe kryeministrit, Zoran Zaev. Fatkeqësisht nuk jemi thirrur për të biseduar. Lëndët e para nga plehrat e deri tek pesticidet janë rritur me 70 deri në 100%.”,- tha fermer.
 
“Gjysma e mallrave të orizit janë të pashitura. Me atë çmim nuk kemi se pse t’i japim, le të mbesin jashtë, do t’i mbajmë për zogjtë dhe le ta dinë njerëzit që ne vuajmë  nga fabrikantët. Rruga duhet të bllokohet nga të dyja anët derisa të vijë dikush nga qeveria për të na parë këtu se ne tashmë po luftojmë. Nuk kemi para për naftë për të blerë dhe punuar fushat.”,- u shpreh fermer.
 
Kjo është protesta e pestë e organizuar nga prodhuesit e orizit në dy vitet e fundit për të njëjtat arsye. Ministria e Bujqësisë kohë më parë  tha se në vitet e fundit shumë nga kërkesat e fermerëve janë miratuar, veçanërisht në fushën e subvencioneve, por ministria nuk mund të ndikojë në çmim.
 
SEDAT SELIMI