Maqedoni
MSH: Vetëm dje janë vaksinuar 12.062 qytetarë
21.09.2021 12:53
Ministria e Shëndetësisë njofton se imunizimi i popullatës po rrjedh pa pengesa në të gjitha pikat e vaksinimi...

Ministria e Shëndetësisë njofton se imunizimi i popullatës po rrjedh pa pengesa në të gjitha pikat e vaksinimit në vend dhe në rrjedhë është edhe vaksinimi në terren.
Në të gjitha pikate vaksinimit, përfshi edhe vaksinimin në terren, vetëm dje janë vaksinuar 12.062 qytetarë. Me ta, numri i përgjithshëm I të vaksinuarve që nga nisja e procesit të imunizimit, ka arritur në 774.422. Në vendin tonë janë aplikuar gjithsej 1.465.229 doza të vaksinave , 690.806 qytetarë tashmë janë vaksinuar me të dyja dozat.
Në pikat eksiztuese të vaksinimit, nuk duhet të caktoni termin paraprak. Mund të vaksinohen edhe fëmijët e moshës nga 12-18 vjeç, por vetëm me pëlqimin e prindërve.
