Botë

Itali, Casamonica shpallet organizatë mafioze

21.09.2021 13:53

Prej më shumë se dy dekadave, asnjë aktivitet kriminal në kryeqytetin Italian, Romën....

Prej më shumë se dy dekadave, asnjë aktivitet kriminal në kryeqytetin Italian, Romën, nuk ndodh pa dijeninë dhe konsensusin e një prej bandave më të njohura dhe të fuqishme të saj.
Behët fjalë për klanin e Casamonica, fisi me origjinë rome që nga rajoni i Abrucos  ku merrej me tregtinë e kuajve dhe aktivitete të vogla të paligjshme u transferuan në Romë rreth viteve ’50 të shekullit të kaluar.
 
Të fuqizuar në vitet ‘70 falë bashkëpunimit mb Bandën e njohur të “Maglianës”, që i përdorte për punët e rëndomta por që i mundësoi kontakte me politikanë dhe sipërmarrës, klani Casamonica filloi të merrej fillimisht me huadhënie, dhe më pas me gjobëvënie ndaj aktiviteteve tregtare dhe trafikun e lëndëve narkotike. Sot Casamonica kontrollojnë aktivitetet e pjesës jug-lindore të kryeqytetit italian, por interesat e tyre shtrihen edhe në vende të ndryshme europiane, falë bashkëpunimit me fiset e tjera rome si ai Spada, por duke u mbështetur edhe te kriminaliteti boshnjak dhe shqiptar.
 
Por sot një verdikt i rëndësishëm ka ardhur nga Gjykata e Romës, që ka dënuar me 400 vjet në total 14 anëtarë të bandës, duke i cilësuar si pjesë e një organizate mafioze, cilësim ky që pothuajse në mënyrë të pabesueshme, ende nuk ishte shprehur zyrtarisht për klanin.  
 
Një goditje e rëndë për Casamonica, pas vdekjes në 2015 të bosit Vittorio Casamonica, i cili mbante në duart e tij fatet e familjes. Një pjesë e vilave luksoze dhe të arredimit ku sendet e lara në flori nuk numëroheshin dot, tashmë janë të prishura dhe të në sekuestro, dhe cilësimi si mafiozë do të vijojë në shpërbërjen e pasurisë së tyre.