Maqedoni

Organizëm ndërkombëtar për të drejtat e zjarrfikësve

10.12.2014 16:12

Të gjithë zjarrfikësit e Evropës u mblodhën sot në Shkup. Kushtet më të mira për punë, pajisje më të sofistikuara gjatë shuarjes së zjarrit...

Të gjithë zjarrfikësit e Evropës u mblodhën sot në Shkup. Kushtet më të mira për punë, pajisje më të sofistikuara gjatë shuarjes së zjarrit dhe zbatimi i ligjeve evropiane për zjarrfikësit ishin temat e konferencës vjetore të Federatës Evropiane të Zjarrfikësve.
 
“Përmes këtij organizimi, ne shqyrtojmë mundësinë që të gjithë ndryshimet e rëndësishme në Evropë, si implementimi i normave ligjore për zjarrfikës, t’i sjellim këtu me ndihmën e Federatës  Evropiane dhe gjithsesi me ndihmën e tyre t’i ndjekim të gjitha të rejat që ndodhin në Evropë”- deklaroi kryetari i Sindikatës së Pavarur të Zjarrfikësve, Toni Boshkovski.
 
Por, ekipet e zjarrfikësve në Maqedoni përballen me numër të vogël të njerëzve të specializuar për shuarjen e zjarreve dhe për përballjen me situatat e rrezikshme. 
 
“Numri i përgjithshëm i zjarrfikësve në Republikën e Maqedonisë  është jashtëzakonisht i vogël dhe shqetësues, duke marrë parasysh  se në Maqedoni ka zjarre të shpeshta, ku duhet të intervenohet”- tha kryetari i Federatës Evropiane të Zjarrfikësve,  Kim Nikulla.
 
Krijimi i organizatës ndërkombëtare për të drejtat e zjarrfikësve, në të gjithë Evropën do të mundësojë kushte më të mira për punë të zjarrfikësve dhe përdorim të pajisjeve më të sofistikuara.
 
ERSAN PAJAZITI