Maqedoni

“Civil”: Po zbatohet fushatë e parakohshme

21.09.2021 16:05

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale në RMV, që duhet të mbahen më 17 tetor...

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale në RMV, që duhet të mbahen më 17 tetor, ka filluar para kohë dhe e njëjta përbëhet nga tema të përgjithshme, nacionale dhe jo lokale. Kështu ka konstatuar Organizata Joqeveritare “Civil”, sipas të cilëve këto zgjedhje u ngjajnë më shumë zgjedhjeve parlamentare sesa atyre lokale.
 
“Bëhet një fushatë e zezë dhe partitë trajtohen sikur të jenë armiq për vdekje, shënohen një numër i madh dezinformatash, gjuhë e urrejtjes, ofendime dhe shpifje. Temat kryesore më të cilat merret kjo fushatë apo propagandë e zezë me siguri se nuk janë ofertat e kundërshtarëve politik por diskreditimi personal i kandidatëve si dhe debatet e përgjithshme polarizuese me të cilat është e okupuar shoqëria vite me radhë. Pothuajse çdo ditë shënohen porosi ultranacionaliste, ksenofobike dhe diskriminuese ndërsa në mesin e atyre që nxisin ka edhe parti politike, anëtarë dhe mbështetës të tyre.”,- deklaroi Diana Tahiri nga OJQ “Civil”.
 
Nga “Civil” rekomandojnë që fushata të bëhet për tema lokale, politikanët të ndërpresin komunikimin e ashpër, ofendimet dhe shpifjet mes tyre, e t’ju drejtohen votuesve me mesazhe për çështjet reale lokale. Rekomandojnë që të respektohen të drejtat e fëmijëve dhe ata të lihen jashtë politikës, të mos keqpërdoren fatkeqësitë njerëzore për çështje politike, të respektohen masat kundër Kovid-19 të ndërtimet gjuha e urrejtjes,krijimi dhe përhapja e dezinformatave.
 
Ekipi i “Civilit”, nga 15 gushti deri më 20 shtatorë ka vërejtur rreth 1000 raste të gjuhës së urrejtjes në kontekstin e zgjedhjeve në rrjetet sociale edhe nga persona publik. 
 
FLORIJE BELULI KAMBERI