Pr/ligji për Akademi për Gjykatës, pas zgjedhjeve, Mirakoska: Opozita bllokon komisionin
Projekt ligji për Akademi për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë....

Projekt ligji për Akademi për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë do të shqyrtohet pas zgjedhjeve lokale. Pas tensioneve në seancë, Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive ndërpreu punimet rreth kësaj pike, ndërsa kryetarja e komisionit, Sonja Mirakovska, akuzoi deputetët e opozitës për opstrukcione.
“Erdhën me qëllimin që Komisioni të mos funksionojë. Në fakt opozita një kohë të gjatë kërkon mundësi për opstrukcione, dorëzon mijëra amendamente për të bllokuar komisionin dhe këtë e bëjnë. Kjo sjellje e kaloi të gjitha kufijtë, posaçërisht tani në periudhë para zgjedhjeve, foltorja shfrytëzohet për marketing politik.” kryetare e KSPMB Sonja Mirakoska
Prenxhov: Pr/ligji, tentim për partizim të gjyqësisë
Mirëpo deputetët e opozitës konsiderojnë se ia kanë arritur qëllimit që të pengojnë miratimin e një ligji, përmes të cilit, sipas tyre, do të bëhej partizimi i gjyqësisë.
“Është fakt se nxorëm në pah që të sheh opinion se prokurorët e ardhshëm publik dhe gjykatësit në këtë shoqëri do të zgjidhen partiakisht. Krahas sjelljes arrogante në Kuvend, ky ligj ka pesë probleme kryesore.”,- tha Ljupço Prenxhov nga GROM.
Sipas opozitës, projekt ligji nuk harmonizohet me asnjë rregullativë të BE-së. Opozita kundërshton formatin dhe kompetencat e Komisionit që propozohen në ligj, pasi konsiderojnë se kjo kornizë rrit subjektivitetin gjatë vlerësimit të kandidatëve; ministri i drejtësisë do të emërojë një anëtar të komisionit ndërkaq është e papranueshme që nëpunës shtetëror të zgjedhin prokurorët dhe gjykatësit.
Mirëpo propozuesi, në sqarimin e ligjit, pretendon të kundërtën.
Sipas qeverisë, propozim Ligji për Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë buron nga nevoja për të përmbushur detyrimet e ndërmarra për zbatimin e reformës bazuar në standardet evropiane. (Shpëti Nuredini, TVM2)
