Nuredini-Matuella: Brukseli i njeh përpjekjet dhe përkushtimin ndaj Agjendës së Gjelbër të BE-së

21.09.2021 16:40

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini...

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor,  Naser Nuredini,  realizoi një takim pune me ushtruesin e detyrës së drejtorit të sapoemëruar për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Negociatat dhe Fqinjësinë për Zgjerimin e Unionit, Michela Matuella.

Bisedimet u përqëndruan në gatishmërinë e vendit për procesin e negociatave për pranimin në Bashkimin Evropian, veçanërisht për Kapitullin 27 - Mjedisi dhe Klima.  Matuella  theksoi  se Brukseli njeh përpjekjet dhe përkushtimin e vendit për arritjen e vlerave evropiane.

Ministri Nuredini informoi për aktivitetet që Ministria që drejton i  zbatoi  intensivisht në periudhën e kaluar, edhe atë në disa segmente të rëndësishme për realizimin  e Agjendës së Gjelbër Europiane .

“Lidhur me legjislacionin që rregullon fushën e mjedisit, vitin e fundit  kemi bërë shumë përpjekje dhe ai është gjithnjë e më afër atij europian, me çka detyrimi ynë në këtë pjesë po përmbushet”, theksoi  Nuredini.

Në takim u  diskutua për  zbatimin e projekteve të mëdha  të infrastrukturës dhe përdorimin e fondeve në dispozicion nga programi IPA II. Ata gjithashtu folën edhe për hartimin e Programit IPA 3, për sfidat me të cilat përballet Ministria,  jo vetëm në procesin e përdorimit të fondeve europiane të destinuara për të mbështetur vendet në periudhën e para-anëtarësimit, por edhe në zbatimin e plotë të  projekteve të filluara.

Ministri Nuredini theksoi se vitin e kaluar është bërë shumë punë në tejkalimin e dobësive dhe gjetjen e zgjidhjeve duke forcuar kapacitetet administrative dhe riekipimin  e shërbimeve profesionale.

Në këtë drejtim , theksoi Nuredini, RMV ka shkuar  një hap më tej dhe ka filluar të përdorë fonde të tjera shtesë përmes linjave të hapura të kredisë, gjë që tregon se vendi është  gati vetë të investojë në mjedis dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve.