Botë

Kinë, tre këlyshët panda takojnë nënën e tyre

10.12.2014 16:14

Në njërin nga kopshtet zoologjike, i cili ndodhet në jug të Kinës, janë regjistruar pandat gjigante të vetme të llojit të tyre, trineqe...

Në njërin nga kopshtet zoologjike, i cili ndodhet në jug të Kinës, janë regjistruar pandat gjigante të vetme të llojit të tyre, trineqe, të cilat kanë mbijetuar deri më tani, ndërsa janë të lindura më 29 korrik të vitit 2014.
 
Ato në këtë video për herë të parë takojnë nënën e tyre.
 
Treshja panda, sipas autoriteteve të kopshtit, janë në gjendje të mirë, të qëndrueshme, me peshë mesatare që tejkalon tetë kilogramë, duke shtuar se ato janë tanimë të gatshme të takojnë nënën e tyre, pandën Juxiao.
 
"Këlyshët janë në gjendje të plotë, që të imitojnë të gjitha veprimet e nënës së tyre, të cilat ndikojnë mirë në shëndetin e nënës dhe treshes panda"- deklaroi drejtori i kopshtit, Dong Guixin.
 
Nga pamjet e videos, nëna pandë butë mban në krahë dy nga këlyshët e saj, derisa këlyshi i tretë ishte në gjumë dhe ajo nuk donte ta zgjojë.
 
Është rasti i parë në botë i trineqeve panda, të cilat kanë mbijetuar deri në këtë moshë, pasi që në rastet e deritanishme një nga treshja ngordh nga pakujdesia ose kequshqimi i nënës së tyre.
 
Duke filluar nga 21 nëntori, autoritetet e kopshtit filluan të ndihmojnë Juxiaon që të ushqejë të vegjëlit e saj, ndërsa tani e tutje ata do të kalojnë sa më shumë kohë me nënën e tyre, me qëllim që të mësojnë më shumë për aftësitë e mbijetesës.
 
LEUNORA KALIQI