RMV – Rusi, linjë e re ajrore Shkup – Shën Petserburg
Me fluturimin që ateroi mesditën e së martës....

Me fluturimin që ateroi mesditën e së martës në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, linja ajrore ruse "Nordvind Airlines" shënoi fillimin e linjës së re në destinacionin Shën Petersburg - Shkup. Fluturimet të do të bëhen një herë në javë, çdo të martë.
“Kjo lidhje ajrore me Shën Petersburgu është për here të pare në histori të Maqedonisë së Veriut. Falë avion kompanisë "Nordvind” tani Shkupi lidhet me Shën Petersburgun në rrugë ajrore. Jemi shumë të kënaqur për interesin e tyre që të zhvillojnë trafikun ajror mes Maqedonisë së Veriut dhe Rusisë.”,- tha Metin Batak nga TAV-Maqedoni.
“Para 3 muajsh kur bëmë promovimin e linjës Shkup –Moskë theksuam rëndësinë e Maqedonisë së Veriut për “Nordvind Airlines” dhe se ne e shohim Maqedoninë si portë për vendet ballkanike… Shpresoj që do ta mbajmë këtë trend dhe prezenca jonë në RMV do të jetë nga dita në ditë edhe më e fortë.”,- theksoi Ibrahim Yildiz nga “Nordvind Airlines”.
Linja ajrore Shkup-Shën Petersburg është fluturimi i dytë që lidh Maqedoninë dhe Rusinë në komunikacionin ajror, pas linjës Moskë-Shkup që u aktivizua në qershor të këtij viti. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
