Pushteti dhe opozita me akuza, LSDM: Opozita defokuson debatin për pikë politike
Debatet rreth spitalit modular....

Debatet rreth spitalit modular, shkaktuan sërish tensione në komisionin amë në kuvend ku diskutohen ndryshimet në ligjin për marrëdhënie pune. LSDM akuzon opozitën se bllok0on ndryshimet e rëndësishme ligjore duke keqpërdorur fatkeqësinë me spitalin modular për pikë politike.
“Në vend se të ketë argumentime sa i përket ndryshimeve ligjore Mizrahi tërë ditën i ofendon deputetët, ofendon Ministret, punëtorët shëndetësor dhe të gjithë që nuk mendoj si ajo. Mizrahi flet për varreza dhe vdekje duke keqpërdorur dhimbjen e familjarëve të viktimave në zjarrin në Tetovë.”,- tha Bisera Kostadinova Stojcevska nga LSDM.
Tragjedia në spitalin modular, VMRO-DPMNE: Përgjegjësi politike dhe penale
Por VMRO-DPMNE thotë se nuk mund të ketë çështje më të rëndësishme për momentin, se zbardhja e të vërtetës së vdekjes së 14 qytetarëve në spitalin modular në Tetovë
“Ne si grup parlamentar i VMRO-DPMNE-së, deri te kryetari i Kuvendit do të parashtrojmë propozim vendim për formimin e Komisionit anketues, i cili do të ketë për qëllim vërtetimin e fakteve dhe përgjegjësi politike nga kompetentët dhe institucionet. Zotëri Zaev dhe Filipçe, shprehni bile ngushëllime dhe bartni përgjegjësi politike, sepse e treguat se nuk keni aspak përgjegjësi morale dhe etike.”,-u shpreh Rashella Mizrahi nga VMRO-DPMNE.
Me ndryshimet ligjore, që duhet të hynë në fuqi me 1 tetor e diela parashihet të jetë ditë jo pune për qytetarët. (Flutura Latifi, TVM2)
