Botë

Australia: Goditet nga një tërmet me magnituë 5.8

22.09.2021 10:34

Një tërmet me magnitudë 5.8 ka goditur Australinë juglindore duke dëmtuar disa ndërtesa në qytetin Melbourne...

Lëkundjet e tërmetit u regjistruan me epiqendër Manfield, jo shumë larg nga kryeqyteti i Viktorias. Tërmeti u shoqërua me dy postlëkundje, njëra me magnitudë 4.0 dhe tjetra me magnitudë 3.1.
 
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në disa lagje në jug të Australisë dhe në Wellsin e Ri Jugor. Edhe pse ky është një nga tërmetet më të fuqishme që ka goditur Australinë, nuk ka të dhëna për dëmtime të mëdha.
 
Shërbimi i Emergjencave në shtetin e Viktorias dha alarmin për qytetarët të jenë të kujdesshëm nga mundësia për postlëkundje të tjera.
 
“Në qoftë se ndodhet në Viktoria, ju jeni në rrezik. Në pritje të postlëkundjeve, rrini larg banesave të dëmtuara. Shmangni lëvizjen me makinë, përveç rasteve emergjente”- njoftuan autoritetet.