Botë
OBSh konfirmon: Varianti “Delta” dominues në botë
22.09.2021 11:16
Varianti delta i koronavirusit ia ka kaluar të gjitha varianteve të tjera të COVID-it, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë...

Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi në konferencën e fundit për shtyp se varianti Delta i koronavirusit tashmë është dominant në mbarë botën, duke ia kaluar të gjitha varianteve të tjera.
“Më pak se 1% ka mbetur aktualisht në qarkullim nga variantet Alfa, Beta dhe Gama. Është vërtet delta që dominon në të gjithë botën”,- tha Maria Van Kerkhove - drejtuese teknike e OBSh-së.
Covid-19, mbi 800 të vdekur në 24 orë në Rusi
Rusia është duke kaluar një tjetër valë të rëndë nga virusi Korona, me qindra persona po ndërrojnë jetë çdo ditë, ndërsa të infektuarit janë me mijëra. Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore në Moskë kanë bërë të ditur se kanë ndërruar jetë 817 persona, një ditë më parë kishin vdekur 812. Që prej fillimit të pandemisë, sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore ruse, 2,74% e të prekurve nga COVID-19 kanë ndërruar jetë.
