Botë
Dita e tretë e protestës për reciprocitetin, serbët mbajnë të bllokuar kufirin e Jarinjës
22.09.2021 11:34
Ata kundërshtojnë reciprocitetin e targave, që nuk i njeh më targat e Serbisë në Kosovë...

Ata kundërshtojnë reciprocitetin e targave, që nuk i njeh më targat e Serbisë në Kosovë, ashtu sikurse në Serbi nuk njihen targat e Kosovës.
Njësitë speciale të Policisë së Kosovës qëndrojnë në gadishmëri, megjithëse situate paraqitet e qetë. Ndërkohë, për të mundësuar lëvizjen e lirë, qytetarëve iu është kërkuar të shfrytëzojnë pikat e tjera doganore.
Nga e hëna, makinat me targa të Serbisë duhet të pajisen me targa të përkohshme me të hyrë në Kosovë. Disa prej shtetasve kanë rënë dakord dhe kanë marrë targat provizore, ndërsa të tjerë janë të vendosur të vazhdojnë bllokadën në kufi.
Ndaj kësaj situate ka reaguar me zemërim Presidenti serb Aleksandar Vuçiç të cilën e cilësoi si “një nga ditët më të vështira për popullin serb në Kosovë”.
Ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se vendimi për reciprocitet në çështjen e targave të automjeteve me Serbinë është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe se asnjë lloj kërcënimi nga Serbia “nuk e ndalon vendosmërinë tonë për të implementuar zbatimin e ligjit, në përputhje me detyrimet tona ndërkombëtare, për të mirën e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim etnie”.
