Botë

Çmimi “Nobel për Paqe”, për aktivitetet e të drejtave të fëmijëve

10.12.2014 16:27

Malala Yousafzai nga Pakistani dhe Kailash Satyarthi nga India, kanë marrë Çmimin “Nobel për Paqe”..

Malala Yousafzai nga Pakistani dhe Kailash Satyarthi nga India, kanë marrë Çmimin “Nobel për Paqe”, për rrezikimin e jetës së tyre për të luftuar për të drejtat e fëmijëve. Malala, 17 vjeçare,bëhet personi më i ri ndonjëherë që fitoi Çmimin “Nobel”. Ajo dhe Satyarthi morën çmimin në një ceremoni në kryeqytetin norvegjez.
 
"Aq shumë OJQ janë duke punuar, ndërsa qeveritë janë duke e marrë këtë çështje seriozisht. Pra, mund të them me bindje të fuqishme se do të shohim një ditë fundin e dhunës së ushtruar ndaj fëmijëve”- deklaroi Kailash Satyarthi.
 
Duke thënë se të gjithë fëmijët kanë të drejtën e fëmijërisë dhe të arsimit në vend të punës së detyruar, kryetari Komitetit të “Nobelit”, Thorbjorn Jagland, tha se "për këtë nuk ka asnjë shprehje më të mirë se vetë fituesit e këtij viti". 
 
Çmimi “Nobel” për Mjekësi, Fizikë, Kimi dhe Letërsisë do të shpërndahen në Stockholm më vonë, gjatë ditës së sotme. Ceremonitë e dhënies së çmimeve janë mbajtur gjithmonë më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së themeluesit të çmimit, Alfred Nobel, në 1896.
 
LEUNORA KALIQI