Maqedoni
Pendarovski në samitin për luftë kundër Kovid, fundi i pandemisë dhe rimëkëmbja
22.09.2021 11:53
Presidenti Stevo Pendarovski sot do të mbajë fjalim në Samitin global virtual për luftë kundër Kovid-19...

Presidenti Stevo Pendarovski sot do të mbajë fjalim në Samitin global virtual për luftë kundër Kovid-19: Fundi i pandemisë dhe rimëkëmbja, organizuar nga presidenti amerikan Xhon Bajden.
Samiti mbahet në margjinat e Asamblesë së 76 -të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që po mbahet në Nju-Jork. Pendarovski mbrëmë në Nju-Jork u takua me ish-ambasadorin e SHBA-së në Shkup, Xhes Bejli. Shefi i shtetit, i cili në Nju-Jork qëndron në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së, ka falënderuar Bejlin për mbështetjen e përhershme që vendi e merr nga SHBA-ja.
“Në Nju-Jork u takova me ish-ambasadorin amerikan në vendin tonë, Xhes Bejli. Biseduam për gjendjen aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe për ngjarjet në rajonin më të gjerë. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pa rezervë, të cilën SHBA-ja ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thekson Pendarovski në publikimin në FB.
