Botë
Situata në rajon, Borrell takon liderët e Ballkanit perëndimor
22.09.2021 12:44
Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Josep Borrell ka shtuar të martën

Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Josep Borrell, ka shtuar të martën një darkë informale për udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në New York në Margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në deklaratën e zyrës së shtypit të Komisionit Europian thuhet se Borrej kërkoi jo vetëm nga liderët e rajonit por edhe nga Bashkimi Europian dhe shtetet anëtare të angazhohen fuqishëm për kapërcyer të gjitha pengesat dhe të çojnë përpara procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ata diskutuan për situatën në rajon dhe marrëdhëniet me Bashkimin Europian, si dhe për samitin e Bërdos në Slloveni mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor i parashikuar për më 6 tetor.
Pjesëmarrës në takim ishin presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ai i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, anëtari i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiq, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Serbia u përfaqësua me ministrin e jashtëm Nikola Selakoviç. Ky ishte takimi i dytë i tillë i organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë, pas darkës joformale në Bruksel në maj.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
