Maqedoni
E diela ditë jopune, përplasen LSDM dhe VMRO-DPMNE në Kuvend
22.09.2021 14:01
Pushteti dhe opozita kanë vazhduar me përplasjet....

Pushteti dhe opozita kanë vazhduar me përplasjet. Nga LSDM kanë akuzuar VMRO-DPMNE-në opozitare se po bllokojnë miratimin e ndryshimeve të ligjit për marrëdhënie pune në Komisionin për Punë dhe Politikë Sociale për ditë jo pune të dielën.
“Këto ndryshime ligjore mundësojnë 92 për qind të punëtorëve të pushojnë të dielave dhe të krijojnë një ekuilibër midis jetës private dhe asaj profesionale. Prej nga kaq shumë keqdashje në VMRO-DPMNE ndaj këtyre punëtorëve që me ndershmëri fitojnë pagën e tyre? Kjo nuk është asgjë e re nga VMRO-DPMNE. Ata ende kundërshtojnë që 4.700 mësues dhe asistentë të arsimit të punësohen.”,- tha Lolota Ristova nga LSDM.
Por VMRO-DPMNE thotë se shumica parlamentare është ajo që nuk po cakton seancat plenare.
“Nuk kemi për qëllim të bllokojmë ligje të cilat i përkasin të mirës së përgjithshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për të drejtat e punëtorëve. Grupi parlamentarë i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit gjatë gjithë kohës janë në kuvend dhe në mënyrë konstruktive punon në miratimin e këtyre ligjeve. Do të pyesja se pse po ndodh ky kaos në kuvend. Pse shumica nuk po cakton seanca plenare dhe nuk po siguron kuorum për punë.”,- tha Aleksandar Veljanovski nga VMRO-DPMNE.
Ndryshimet e Ligjit për Marrëdhënie Pune që definojnë të dielën ditë pushimi janë në lexim të dytë në procedurë parlamentare.
NAIM RAMADANI
