Maqedoni

Ekonomia joformale dëmton konkurrencën, burim korrupsioni

22.09.2021 14:50

Ekonomia joformale ndikon negativisht në buxhet dhe e dëmton sistemin tatimor....

Ekonomia joformale ndikon negativisht në buxhet dhe e dëmton sistemin tatimor, u tha gjatë debatit të organizuar nga ministria i financave dhe UNDP. Sipas autoriteteve, ekonomia joformale paraqet edhe një indikator se sa është e shëndetshëm ekonomia e një vendi. Ajo prish edhe konkurrencën mes bizneseve,  stimulon edhe korrupsionin. 
 
"Ne e dimë se ekonomia e zezë minon integritetin e të gjithë sistemit tatimor, duke ndikuar negativisht si në buxhetin ashtu edhe në mbledhjen e të ardhurave. Kjo zvogëlon fondet për investime në shëndetësi, arsim dhe shërbime të tjera të një personi me cilësi më të mirë dhe më të lartë.",- tha ministri i financave, Fatmir Besimi.
 
"Vetë fakti që subjektet në mënyrë të paligjshme dhe të pandershme shohin një avantazh në anashkalimin e rregullave të shtetit dhe ligjeve, ekonomia e zezë është një burim i mundshëm i korrupsionit.”,- theksoi zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit, Ljupço Nikollovski.
 
Nga UNPD u shprehën se do të përkrahin çdo iniciativë për luftën ndaj ekonomisë së zezë, pasi lufta ndaj ekonomisë joformale është kyçe për zhvillim ekonomik të një vendi. 
 
“Shumica e qytetarëve nuk janë të vetëdijshëm se ekonomia joformale ka ndikim negative në cilësinë e tyre të jetesës. Pikërisht për atë, ne në UNDP jemi fuqimisht të përkushtuar që të mbështesim përpjekjet e qeverisë për transformimin e sistemit nacional për menaxhimin me financat publike.”,- theksuan nga UNDP.
 
Sipas pjesëmarrësve përderisa ka subjekte që janë pjesë e sektorit joformal, do të ketë para që do të korruptojnë mediat, gjykatësit dhe prokurorët.


ERSAN PAJAZITI